
Ish-Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka përkujtuar viktimat e 29 marsit të vitit 2001 ku ka shkruar:
“
Sot bëhen 24 vite nga granatimi i fshatit Krivenik prej ushtrisë maqedone
Sa herë që vie 29 marsi kujtojmë 29 marsin e vitit 2001 kur u granatua fshati Krivenik nga ana e ushtrisë sē Maqedonisë.
Në shkurt të vitit 2001 në Maqedoni filluan luftimet ne mes te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ne njerën anë dhe ushtrisë e policisë sllavomaqedone ne anën tjeter.
Pushteti maqedon ne pamundesi qe ti del në ballë ushtarëve te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare qe vepronin në rajone të ndryshme të Maqedonisë, por edhe në fshatin Greçan, (fshat kufitar me Krivenikun e Kosovës) vendosi te granatoj fshatin Krivenik tē Kosovës.
Më 29 mars 2001 granatat e ushtrisë sllavo-maqedone nga minahedhes te kalibrit 120 mm ranë mbi fshatin Krivenik si pasoj e se cilës u vranë 4 qytetar ne mesin e tyre edhe gazetari anglez i Agjensisë Asoshieted press, 30 vjeçari Kerem Lawton.
Pasi u dha lajmi se po granatohet fshati Krivenik, menjëherë ne fshat arritën te depërtonin gazetarët e agjensisë Asoshieted Press, gazetari Kerem Lawton dhe kameramani Sylejman Kllokoqi.
Kur banorët e Krivenikut u afruan per ti treguar gazetarëve per granatat që ranë ne fshat, në ato momente filluan te bien edhe granata te tjera mbi fshat.
Ne momentin e granatimit, mësuesi Ilaz Thaqi i cili ishte ne orë mësimi, (ish ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves), largoi me shpejtësi nxënësit nga shkolla, ku arriti ti shpëtoj nxënësit, por nuk arriti që vet ti shpëtoj granatës e cila ra ne oborrin e shkolles ku la te vdekur 4 persona dhe disa te tjerë te plagosur.
Mesuesi 32 vjeçar Ilaz Thaqi nuk i perballoi plagëve te mara nga granatat e ushtrisë sllavomaqedone dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Njëzet vjeçari Baki Krasniqi i cili gjithashtu mori plagë te rënda nga granatat sllavomaqedone, ndërroi jetë gjatë rrugës për në Han te Elezit.
Pas trajtimit në ambulancën e Hanit te Elezit, për shkak te gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, gazetari anglez përcillet për në spitalin ushtarak amerikan në Bondstill, por para se te arrij në bazën ushtarake amerikane për shkak të plagëve te rënda ndërron jetë në prezencë te mjekut të spitalit të Ferizajt.
Plaku 71 vjeçar, Raif Thaqi, banor i fshatit Krivenik, pas trajtimit në ambulantën e Hanit të Elezit, menjeherë u percoll për në spitalin e Ferizajt, por për shkak të plagëve të rënda, nga aty u transferua në spitalin e Prishtinës, por edhe perkundër përpjekjeve maksimale të personelit shëndetësor të spitalit te Prishtinës pas 10 dite nuk arriti ti perballoj plagët e mara dhe ndërron jetë me 9 prill të atij viti.
Perveq 4 personave të lartëpërmendur që humben jetën nga keto granatime, u plagosën edhe disa banorë te tjerë si: Sadik, Nuri e Besrim Krasniqi, Mendu e Usref Thaqi, Aqif Berisha, e Besim Brava. Të gjithë u trajtuan në ambulancën e Hanit të Elezit, spitalin e Ferizajt dhe spitalin e Prishtines, ndersa Nuri Krasniqi ishte percjellur me helikopter të KFOR-it amerikan në spitalin ushtarak të Bondstillit i cili ditën e nesërme kupton per djalin e tij te vrarë Bakiun 20 vjeçar, i cili pesoi bashkë me 3 të tjerë nga granatimet sllavomaqedone me 29 mars te vitit 2001.”.