Drejtësi

Studentet e Fakultetit Juridik të UP-së zënë vendin e 6-të në garën e drejtësisë në Gjermani
Drejtësi, Të përditshme

Studentet e Fakultetit Juridik të UP-së zënë vendin e 6-të në garën e drejtësisë në Gjermani

Sipas njoftimit te Fakultetit Juridik te Universetit te Prishtines, studentet e Fakultetit Juridik të UP-së zënë vendin e 6-të në garën e drejtësisë në Gjermani.Ne njoftim thuhet:Edhe një sukses i jashtëzakonshëm: Studentët e Fakulteti Juridik renditen në vendin e 6-të në nivel botëror në garën “Nuremberg Moot Court 2025”. Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në vendin e 6-të në garën prestigjioze ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2025”. Rundet finale të kësaj gare janë mbajtur në ambientet e Gjykatës së Nurembergut (Salla historike Nr.600, ku janë gjykuar përgjegjësit nazistë për krimet e Luftës së Dytë Botërore) nga data 23-26 Korrik 2025 në Nuremberg të Gjermanisë. Nga 140 ekipe pjesëmarrëse në f...
Librat e Profesor Enver Hasanit – ‘E drejta kushtetuese’ dhe ‘Gjyqësia kushtetuese’ në formë elektronike
Drejtësi, Të përditshme

Librat e Profesor Enver Hasanit – ‘E drejta kushtetuese’ dhe ‘Gjyqësia kushtetuese’ në formë elektronike

Duke marrë parasysh nevojën e studentëve për dy librat me peshë të veçantë akademike, profesor Enver Hasani ka lejuar shpërndarjen në formë elektronike pa pagesë të tyre. Prandaj, është vendosur t’i vë në dispozicion në mënyrë të hapur për komunitetin tonë. Këto tekste u dedikohen kryesisht studentëve të drejtësisë, profesorëve universitarë, avokatëve, prokurorëve, gjyqtarëve, si dhe të gjithë profesionistëve të fushës juridike. Po ashtu, ato janë një burim i çmuar për studiuesit, kërkuesit shkencorë dhe çdo person të interesuar për të kuptuar në mënyrë të thelluar të drejtën dhe gjyqësinë kushtetuese të Kosovës dhe të vendeve fqinje nga një këndvështrim krahasues dhe historik. Më poshtë gjeni lidhjet për shkarkimin e librave në formatin e tyre origjinal, ashtu siç janë botuar: n&...
TAKIM MES KRERËVE TË PROKURORIVE TË KOSOVËS DHE MAQEDONISË SË VERIUT
Drejtësi

TAKIM MES KRERËVE TË PROKURORIVE TË KOSOVËS DHE MAQEDONISË SË VERIUT

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski, Kryeprokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, dhe Prokurorja Publike e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Marija Gjorgeva, ndodhen sot në Prishtinë, Republikën e Kosovës, ku u takuan me Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi, dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Në takim u diskutua për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh midis prokurorive të Maqedonisë dhe Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar, si dhe kundër veprave të tjera penale. Prokurorët publikë diskutuan gjithashtu intensifikimin e kanaleve për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale midis dy ve...
Afrim Fidani zgjedhet Kryetar i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut
Drejtësi, Të përditshme

Afrim Fidani zgjedhet Kryetar i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut

Afrim Fidani është zgjedhur kryetar i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut. Vendimi u mor në një seancë të Këshillit Gjyqësor, ku Fidani, i cili ka shërbyer si gjyqtar në këtë gjykatë që nga viti 2018, mori mbështetjen e nevojshme për postin. Fidani do të zëvendësojë kryetarin e mëparshëm, mandati i të cilit përfundoi, dhe pritet të udhëheqë gjykatën në një kohë kur sistemi gjyqësor përballet me sfida të mëdha, përfshirë reformimin dhe rritjen e besimit publik.
Gjykata vendos kundër “Prishtina Parking”: Vendimi që rrëzon gjobat dhe bllokimet e veturave!
Drejtësi, Të përditshme

Gjykata vendos kundër “Prishtina Parking”: Vendimi që rrëzon gjobat dhe bllokimet e veturave!

Me një aktgjykim të formës së prerë, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka vendosur tëshfuqizojë disa dispozita të Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve tëKomunës së Prishtinës, duke konstatuar se ato janë në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjet nëfuqi dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Aktgjykimi i lëshuar në prill të këtij viti erdhi pas padisë së parashtruar nga organizatajoqeveritare “Qendra për Raste Gjyqësore” ndaj ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.Dispozitat e kontestuara përfshijnë, ndër të tjera, mundësinë e bllokimit të veturës pas 10minutave nga momenti i parkimit, vendosjen e tarifave vetëm përmes telefonit, si dhepenalizimet në të ashtuquajturat “vendparkime ilegale”. Sipas Gjykatës, këto dispozita shkelinparimet e pro...
Ndëron jetë profesor Asllan Bilalli
Drejtësi, Të përditshme

Ndëron jetë profesor Asllan Bilalli

Sot më 20 prill 2025, ka ndërruar jetë Profesor Asllan Bilalli. Prof. Dr. Asllan Bilalli ishte një jurist dhe akademik i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, me një karrierë të gjatë në fushën e së drejtës ndërkombëtare private dhe të drejtës romake. Ai ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e arsimit juridik në rajon dhe ka qenë i angazhuar në institucione të rëndësishme akademike dhe gjyqësore. Prof. Bilalli ka përfunduar studimet e tij juridike në Universitetin e Prishtinës, ku ka marrë titujt: Jurist i diplomuar (1975), Magjistër i Shkencave Juridike (1980) dhe Doktor i Shkencave Juridike (2000) . Ai ka shërbyer si profesor universitar në Universitetin e Prishtinës dhe ka qenë i angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore në fushat e së drejtës ndërkombëtare private dhe së dr...
Enver Hasani për REL: Kryeministri është dashur të jep dorëheqje para certifikimit të zgjedhjeve
Drejtësi, Të përditshme

Enver Hasani për REL: Kryeministri është dashur të jep dorëheqje para certifikimit të zgjedhjeve

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, thotë Kuvendi i Kosovës nuk është bllokuar dhe mund të mblidhet çdo 48 orë, pasi deputetët dështuan ta konstituojnë këtë institucion. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani e cilëson si gabim mosvotimin nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Për shkak të mosvotimit të këtij raporti, seanca e së martës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u ndërpre dhe kryesuesi i saj, tha se do t'i drejtohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për hapat që do të merren në të ardhmen. Këto parti, kanë vënë në dyshi...