Drejtësi

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut kërkon debat me ekspertë dhe politikanë mbi Ligjin për gjuhën shqipe
Drejtësi, Të përditshme

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut kërkon debat me ekspertë dhe politikanë mbi Ligjin për gjuhën shqipe

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shtyjë seancën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve për një datë të pacaktuar. Në këtë seancë, për të cilën do të vendoset se kur do të mbahet, pritet të marrin pjesë ekspertë të fushës dhe përfaqësues të partive politike, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me kontestimin e Ligjit për gjuhët. Propozimi për shtyrjen e seancës u bë nga gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për këtë çështje. Kundër këtij vendimi ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila e theksoi se gjykata duhet të jetë ajo që jep fjalën përfundimtare. Ligji për gjuhët parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin ...
EKSKLUZIVE: Nexhmi Rexhepi zgjidhet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Drejtësi, Të përditshme

EKSKLUZIVE: Nexhmi Rexhepi zgjidhet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, është zgjedhur kryetar i këtij institucioni. Këtë e ka bërë të ditur një burim i gazetës Nacionale brenda Gjykatës Kushtetuese. Ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese më 9 gusht 2018. Nexhmi Rexhepi studimet në drejtësi i ka mbaruar në vitin 2001, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare në fushën e të drejtave të njeriut, i përfundoi në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës, në vitin 2004.
Sinjalizuesja Makfirete Dibrani, fituese e Çmimit për Guxim Qytetar 2024
Drejtësi, Të përditshme

Sinjalizuesja Makfirete Dibrani, fituese e Çmimit për Guxim Qytetar 2024

Lëvizja FOL, më 9 dhjetor 2024, në kuadër të Javës Kundër Korrupsion ka ndarë “Çmimin për Guxim Qytetar”. Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli Nimani kishte deklaruar se në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kemi një arsye të veçantë për t’u mbledhur dhe për të festuar guximin dhe integritetin. “Për të 15-tin vit radhazi, Lëvizja FOL ndan “Çmimin për Guxim Qytetar,” dhe këtë vit kemi vendosur ta ndajmë pak më herët, për të nderuar një person të jashtëzakonshëm që ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit.” Sipas saj, këtë vit, ky çmim shkon për një sinjalizuese – znj. Makirete Dibrani. Znj. Dibrani tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke ngritur zërin kundër abuzimeve serioze në institucionin e saj dhe raportoi keqpërdorimet serioze brenda këtij institucioni, t...
LIGJI NË BRAZIL: Për çdo libër të lexuar, të burgosurve i’u ulet dënimi
Drejtësi, Kulturë, Shkencë, Të përditshme

LIGJI NË BRAZIL: Për çdo libër të lexuar, të burgosurve i’u ulet dënimi

Në vitin 2012, Ministria e Drejtësisë e Brazilit miratoi një ligj të veçantë që u mundësonte të burgosurve në institucionet penale të vendit të përfitonin zbutje të dënimit përmes leximit të librave. Ky ligj u quajt “Shpëtimi përmes Leximit” (Redenção pela Leitura) dhe synonte të promovonte arsimimin dhe rehabilitimin e të burgosurve përmes një programi të veçantë edukativ. Përmbajtja e Ligjit dhe Qëllimi Sipas ligjit, të burgosurit mund të reduktonin deri në 48 ditë nga dënimi i tyre për çdo vit, përmes leximit të librave të zgjedhur nga një listë e aprovuar nga institucionet penale. Rregullat kryesore të programit ishin: 1. Leximi i një libri në 30 ditë: Secili i burgosur kishte kohë një muaj për të lexuar një libër. 2. Përgatitja e një raporti të leximit: Pas leximit, i burg...
Fletë nga ditari i një juristi – në kufijtë e ligjit
Drejtësi, Gjuhësi, Kulturë, Life Style, Opinione, Reviews, Të përditshme

Fletë nga ditari i një juristi – në kufijtë e ligjit

Autorë: JURISTËT Sot, një ditë e gjatë.  Në zyrën time avullonte kafeja, derisa lexova me kujdes një rast të rëndë që më ishte besuar nga një klient i dëshpëruar.  Ishte fjala për një çështje që përfshinte padrejtësi në ndarjen e pronës mes vëllezërve.  Në fillim m'u duk një çështje e rëndomtë, por duke u thelluar, kuptova se kishte më shumë sesa një konflikt të thjeshtë. Ishte një betejë për dinjitet, për të drejtën e një njeriu që nuk e kishte pasur kurrë fuqinë të ngrihej mbi pushtetin e padrejtë të të fortëve. Një nga palët më solli një letër nga babai i tyre i ndjerë, e shkruar me dorë, ku ai kishte përshkruar ndarjen e drejtë të pasurisë.  Megjithatë, ajo letër nuk ishte njohur zyrtarisht si testament. Ligji nuk mund ta pranonte si të vlefshm...
Liria e shprehjes dhe e drejta e privatësisë – përcaktimi i vijave të holla midis këtyre të drejtave themelore
Drejtësi, Opinione, Shkencë, Të përditshme

Liria e shprehjes dhe e drejta e privatësisë – përcaktimi i vijave të holla midis këtyre të drejtave themelore

Në shoqëritë demokratike, liria e shprehjes dhe mbrojtja e privatësisë janë dy shtylla themelore që garantojnë një balancë mes interesit publik dhe të drejtave individuale. Megjithatë, kur këto të drejta bien në konflikt, sfidat për krijimin e një harmonie midis tyre bëhen evidente. Në këtë ese, do të shqyrtojmë natyrën e këtij konflikti dhe rëndësinë e një qasjeje të ekuilibruar që respekton të dyja këto parime të domosdoshme. Liria e shprehjes: Një e drejtë fundamentale Liria e shprehjes është një nga të drejtat themelore të njeriut, e njohur nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe e garantuar në shumicën e kushtetutave të vendeve demokratike. Ajo i mundëson individëve të shprehin mendimet e tyre, të kritikojnë qeveritë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga autoritetet pu...
Kushtetuta e Kaçanikut – baza themeltare e shtetësisë së Kosovës
Drejtësi, Kulturë, Të përditshme

Kushtetuta e Kaçanikut – baza themeltare e shtetësisë së Kosovës

Rrethanat e krijuara pas heqjes se Autonomisë se Krahinës Socialistë Autonome të Kosovës në mars të vitit 1989, shtyri një pjesë të elitës se politikës shqiptare të Kosovës që të vepronin. Në rrethana jashtëzakonisht të mjegullta në dhjetor të vitit 1989, filloj punën legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës. Kështu, delegatët e Kuvendit të Kosovës, ishin të bindur se heqja e dhunshme e Autonomisë se KSA të Kosovës në mars të vitit 1989, ishte akt i ulët dhe ishte jashtë çdo rregulloreje ligjore ngase Autonomia e Kosovës garantohej me Kushtetutën e shkurtit të vitit 1974. Në një situatë të rendë politike e të sigurisë me 2 korrik të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese nëpërmjet se cilës Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës – Konf...