Enver Hasani kritikon Rektorin Hajrullahu: Sjellje huliganizmi
Profesor Enver Hasani në rrjetin e tij social ka shkruar:
Të nderuar miq,
Teksa po përgatitesha për të organizuar fundjavën time dhe të Buqes, një mesazh nga një koleg i Universitetit të Prishtinës më ndali dhe më ftoi të ndjek një video. Ishte një mesazh i shoqëruar me eksklamacione që pasqyronin habi dhe shqetësim të skajshëm lidhur me mbledhjen e Senatit të UP-së, që kishte ndodhur më 21 shkurt 2025. Ai më dërgoi minutat e sakta për të ndjekur videon dhe më akuzoi, duke më fajësuar për “mbushjen e Universitetit me individë të papërgjegjshëm, të cilët sot promovojnë metodat më primitive të qeverisjes.” Ai e kishte fjalën për sjelljen tërësisht jonjerëzore të Arben Hajrullahut, që aktualisht mban postin e rektorit, dhe që dikur kam qenë nënshkrues i parë i raportit për thirrjen e ti...