Kulturë

NGA ARBËN NË SHQIPTAR
Gjuhësi, Kulturë, Të përditshme

NGA ARBËN NË SHQIPTAR

Nga: Eqrem Çabej (Revista “Shqipëria e re”, 1972) Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Europës, e mund të themi edhe të kontinenteve të tjera, te të cilët ekzistojnë dy emra nacionalë, njëri me përdorim të brendshëm, d.m.th. emri me të cilin ata emërojnë popullin e vet, e tjetri emri me të cilin njihen nga bota e jashtme. Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj. Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotë...
Kushtetuta e Kaçanikut – baza themeltare e shtetësisë së Kosovës
Drejtësi, Kulturë, Të përditshme

Kushtetuta e Kaçanikut – baza themeltare e shtetësisë së Kosovës

Rrethanat e krijuara pas heqjes se Autonomisë se Krahinës Socialistë Autonome të Kosovës në mars të vitit 1989, shtyri një pjesë të elitës se politikës shqiptare të Kosovës që të vepronin. Në rrethana jashtëzakonisht të mjegullta në dhjetor të vitit 1989, filloj punën legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës. Kështu, delegatët e Kuvendit të Kosovës, ishin të bindur se heqja e dhunshme e Autonomisë se KSA të Kosovës në mars të vitit 1989, ishte akt i ulët dhe ishte jashtë çdo rregulloreje ligjore ngase Autonomia e Kosovës garantohej me Kushtetutën e shkurtit të vitit 1974. Në një situatë të rendë politike e të sigurisë me 2 korrik të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese nëpërmjet se cilës Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës – Konf...
Cilët libra të përkthyer duhet t’i shmangim !?
Kulturë, Të përditshme

Cilët libra të përkthyer duhet t’i shmangim !?

Je në librari ose në Panairin e Librit. Të pëlqen një libër. Të pëlqen aroma e fletëve dhe e bojës. Pyet veten: "A ia vlen ta blej këtë libër?" Ke vetëm pak minuta të lira përpara se shoku të të thotë të shkosh në një raft ose stendë tjetër. Duhet të marrësh vendim. Ka ulje çmimi. Sa mirë! Por a ia vlen? Këtu po jap disa këshilla, sepse kudo na mësojnë si të dallojmë kartëmonedhat falso ose makinat e manipuluara (kur duam të blejmë), por nuk ka asnjë udhëzues për përkthimet. Megjithatë, duhet theksuar që këto këshilla nuk janë absolute, por vlejnë sidomos për librat e vetëzhvillimit, psikologjisë, biznesit dhe fushës joletrare dhe jomjekësore, edhe pse disa parime që po jap këtu vlejnë edhe për to. Kohët e fundit është folur shpesh për përkthime të dobëta. Në fakt, aq të dobëta ja...