Reviews

A keni të drejtë të merrni dëmshpërblim nëse lëndoheni në vendin e punës?
Culture, Drejtësi, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

A keni të drejtë të merrni dëmshpërblim nëse lëndoheni në vendin e punës?

Po, sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, punëtorët kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim në rast se pësojnë lëndime gjatë kryerjes së detyrave të punës. Ligji për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësuarve dhe Ambientit të Punës ka për qëllim parandalimin e lëndimeve në punë dhe sëmundjeve profesionale.  Detyrimet e punëdhënësit: • Sigurimi i kushteve të sigurta të punës: Punëdhënësi është i detyruar të sigurojë një ambient pune që respekton standardet e sigurisë dhe shëndetit, duke minimizuar rreziqet për lëndime apo sëmundje profesionale. • Pajisja me mjete mbrojtëse: Punëdhënësi duhet të sigurojë pajisje mbrojtëse personale për punëtorët dhe të sigurojë që ato të jenë në gjendje të mirë funksionale. Në rast të lëndimit në punë: 1. Raportimi i ...
A mund të pushoheni nga puna pa ndonjë paralajmërim?
Culture, Drejtësi, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

A mund të pushoheni nga puna pa ndonjë paralajmërim?

Sipas Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës (Ligji Nr. 03/L-212), ndërprerja e kontratës së punës pa paralajmërim është e lejuar vetëm në rrethana specifike. Në shumicën e rasteve, punëdhënësi është i detyruar të respektojë afatet e njoftimit dhe procedurat e parapara me ligj. Sipas nenit 70, paragrafi 1.6 të Ligjit të Punës, punëdhënësi mund të ndërpresë kontratën e punës pa periudhë paralajmërimi nëse: • Punëtori është fajtor për përsëritjen e një keq sjelljeje më pak serioze ose të shkeljes së detyrimeve; • Performanca e punëtorit mbetet e pakënaqshme përkundër paralajmërimit me shkrim. Në këto raste, punëdhënësi duhet të ketë dhënë më parë një përshkrim të shkruar të performancës së pakënaqshme, një afat të caktuar për përmirësim dhe një deklaratë se dështimi për përmirë...
EKSKLUZIVE: Plani, takimet, marrëveshja për pagesën deri te momenti kritik- Deklaratat e Naim Murselit dhe tjerëve në Prokurori e Polici
Drejtësi, Kulturë, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

EKSKLUZIVE: Plani, takimet, marrëveshja për pagesën deri te momenti kritik- Deklaratat e Naim Murselit dhe tjerëve në Prokurori e Polici

Katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, përmes deklaratave të dhëna në Polici dhe Prokurori, kanë dhënë versionet e tyre për njohjen me njëri-tjetrin, planin për kryerjen e vrasjes, përfshirjen dhe veprimet e secilit, deri te premtimi për pagesën. Naim Murseli si dëshmitar tha se u ‘grabitën’ dhe se tani e ndjera mbeti në veturë  Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Naim Murseli në deklaratën e dhënë në Polici më 29 nëntor 2023 në cilësinë e dëshmitarit, ka dhënë versionin e tij se si ka ndodhur ngjarja. Ka thënë se ishin grabitur dhe se ai me fëmijët kanë arritur të dalin nga vetura, kurse tani e ndjera Liridona kishte mbetur në veturë. Murseli në cilësinë e të dyshuarit: S’kam dhënë ndo...
Shkodran Pulaj akuzohet për dhunim ndaj të miturit
Culture, Drejtësi, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

Shkodran Pulaj akuzohet për dhunim ndaj të miturit

Emri i Shkodran Pulajt, i cili dikur njihej si i paprekshmi i Prizrenit që shoqërohej me zyrtarë policorë, është rikthyer sërish në ‘skenë’, raporton Gazeta Sinjali. Kjo pasi Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tij për veprën penale “dhunim”.  Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Marcel Lekaj, zëdhënësi për media në Themeloren e Prizrenit.  “Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda më 03.10.2024, ka ngritur aktakuzën ndaj të pandehurit SH.P., për shkak të veprës penale dhunimi nga neni 227 par.4 nënpar.4.10 pika 4.10.1 lidhur me par.6 dhe 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.  “Lënda i është ndarë në punë Gjyqtares së rastit, dhe për këtë janë caktuar tre seanca gjyqësore (shqyrtime fillestar...
LAJMI I FUNDIT – Ngritet aktakuza për vrasjen e Lirdona Ademajt, akuzohen Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava
Culture, Drejtësi, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

LAJMI I FUNDIT – Ngritet aktakuza për vrasjen e Lirdona Ademajt, akuzohen Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, gjatë konferencës së sotme për media ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe se është ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve – Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Kështu ka njoftuar Gashi në konferencën për gazetarë.  “Siç e dini ky ka qenë rast i ndishëm, fillimisht ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve brenda një afati të shkurtë kohor kemi arritur t’i zbulojmë kryesit e kësaj vepre penale”.  “Ka qenë një çështje penale jashtëzakonisht e ndjeshme edhe sa i përket kompleksitetit të saj dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione për arsye se kemi siguruar ekspertiza edhe brenda edhe jas...
Ish shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale
Drejtësi, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

Ish shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale

Bashkim Smakaj është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale për akuzat Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër administrimit të drejtësisë. Këtë deklarim, Smakaj bëhet e ditur se e ka bërë më 17 dhjetor 2024, po atë ditë kur ishe mbajtur konferenca e parë mbi ecurinë e çështjes Ndonëse, deklarimi nuk u bë në seancë publike, Smakaj kishte dorëzuar me shkrim deklarimin e tij i cili u bë publik më 14 janar 2025. Ndryshe, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga, raporton “Betimi përDrejtësi”. Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhje...
Zgjedhjet parlamentare ndër vite në Kosovë (2001 – 2025)
Culture, Drejtësi, Entertainment, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

Zgjedhjet parlamentare ndër vite në Kosovë (2001 – 2025)

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë kanë qenë faktorë të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin politik të vendit. Më poshtë paraqitet një përmbledhje e të gjitha zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga viti 2001: 1. Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2001 Data: 17 nëntor 2001 Pjesëmarrja: 64% Rezultati kryesor: • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dominuan garën. LDK, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, fitoi shumicën e vendeve në Kuvend. Rëndësia: Këto zgjedhje shënuan krijimin e institucioneve të para vetëqeverisëse në kuadër të administratës së UNMIK-ut. 2. Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2004 Data: 23 tetor 2004 Pjesëmarrja: 53% Rezultati kryesor: • LDK fitoi sërish shumicën...
Rifillimi i gjykimeve në Gjykatën Speciale: Çfarë Pritet?
Culture, Drejtësi, Kulturë, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

Rifillimi i gjykimeve në Gjykatën Speciale: Çfarë Pritet?

Pas pushimit dimëror, më 13 janar 2025, kan rifilluar seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ky proces ka ngjallur interes të madh publik, si brenda Kosovës ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke përfshirë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Çfarë po ndodh aktualisht? Aktualisht, procesi ka kaluar në fazën e paraqitjes së provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria. Pritet që gjatë javëve të ardhshme, mbrojtja të fillojë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj. Ndikimi në Kosovë Gjykimet në Hagë kanë shkaktuar reagime të ndara në Kosovë. Shumë i shohin të akuzuarit si heronj të luftës, ndërsa të tjerë presin që drejtësia të ndriçojë të gjitha veprimet gjatë dhe pas luftës...
Pse duhet të votojmë?
Culture, Drejtësi, Kulturë, Legjislacion, Opinione, Reviews, Shkencë, Të përditshme

Pse duhet të votojmë?

Votimi është një nga të drejtat më të rëndësishme dhe themelore të një qytetari në një demokraci. Përmes votës, ne ushtrojmë fuqinë për të ndikuar në vendimet që formësojnë shoqërinë, ekonominë dhe të ardhmen tonë. Megjithatë, shumë njerëz shpesh e anashkalojnë këtë proces, duke mos kuptuar rëndësinë dhe ndikimin e tij. Të votojmë nuk është vetëm një e drejtë; është një përgjegjësi që i jep zë aspiratave tona dhe i siguron qeverisjes legjitimitet. Së pari, votimi është mjeti kryesor për të shprehur qëndrimet tona politike dhe për të përzgjedhur përfaqësuesit që besojmë se do të punojnë për të mirën e përgjithshme. Çdo votë ka një vlerë të barabartë dhe kontribuon në krijimin e një qeverie që reflekton vullnetin e popullit. Nëse nuk votojmë, i lejojmë të tjerët të marrin vendime për ne, ...
Rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe demokratike
Culture, Drejtësi, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

Rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe demokratike

Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë themeli i çdo shoqërie të drejtë dhe funksionale. Ato përfaqësojnë mekanizmin më të fuqishëm për të siguruar që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe për të garantuar që qeverisja bazohet në vullnetin e popullit. Përmes votës, qytetarët kanë mundësinë të ndikojnë në vendimet që formësojnë të ardhmen e tyre dhe të vendit, duke zgjedhur liderët që përfaqësojnë më së miri interesat dhe vlerat e tyre. Në një shoqëri demokratike, zgjedhjet janë më shumë se sa një proces teknik; ato janë një simbol i lirisë dhe barazisë. Çdo votë ka peshë të barabartë, pavarësisht pozitës shoqërore apo ekonomike të individit. Kjo barazi siguron që çdo qytetar ka një rol të rëndësishëm në përcaktimin e drejtimit që do të marrë vendi. Në mungesë të zgjedhjeve të lira dhe të nde...