Studentet e Fakultetit Juridik të UP-së zënë vendin e 6-të në garën e drejtësisë në Gjermani
Sipas njoftimit te Fakultetit Juridik te Universetit te Prishtines, studentet e Fakultetit Juridik të UP-së zënë vendin e 6-të në garën e drejtësisë në Gjermani.Ne njoftim thuhet:Edhe një sukses i jashtëzakonshëm: Studentët e Fakulteti Juridik renditen në vendin e 6-të në nivel botëror në garën “Nuremberg Moot Court 2025”.
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në vendin e 6-të në garën prestigjioze ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2025”. Rundet finale të kësaj gare janë mbajtur në ambientet e Gjykatës së Nurembergut (Salla historike Nr.600, ku janë gjykuar përgjegjësit nazistë për krimet e Luftës së Dytë Botërore) nga data 23-26 Korrik 2025 në Nuremberg të Gjermanisë.
Nga 140 ekipe pjesëmarrëse në f...