Njohja më e re e Republikës së Kosovës vjen nga Kenia
Departamenti Shtetëror për Punë të Jashtme i Republikës së Kenias, në njoftimin zyrtar ka shkruar:
“Kenia e ka njohur Kosovën si shtet. Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në vitin 2010.
Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.
Në këtë drejtim, Presidenti William Ruto sot u takua me të dërguarin special të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Behgjet Pacollin në Shtëpinë e Shtetit në Nairobi.”.