Të përditshme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bëhet anëtare e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese
Drejtësi, Të përditshme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bëhet anëtare e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se janë bërë pjesë e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese. “Në Takimin Përgatitor të Qarkut të Presidentëve të Kongresit të 20-të të Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese (KEGJK), organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është pranuar Anëtare me të drejta të plota e këtij forumi prestigjioz të gjykatave kushtetuese dhe supreme evropiane”, thuhet në njoftim. Kërkesa për anëtarësim është bërë nga kreu i Kushtetueses, Nexhmi Rexhepi, i cili në fjalimin e tij ndër të tha se, “synimi ynë nuk ka qenë kurrë të ndjekim një avantazh politik duke iu bashkuar KEGJK-së, por përkundrazi, të zëmë vendin e merituar në mesin e anëtarëv...
Hasani: Frika nga përmbushja e detyrimit për autonominë serbe, burimi kryesor i obstruksionit për formimin e qeverisë së ardhshme
Drejtësi, Të përditshme

Hasani: Frika nga përmbushja e detyrimit për autonominë serbe, burimi kryesor i obstruksionit për formimin e qeverisë së ardhshme

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se çështja e presidentit nuk është ajo që do ta komplikojë formimin e qeverisë së re. Ai tha në një intervistë për Gazetën Express se këtë gjë më të vështirë do ta bëjë “implementimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, përkatësisht autonomia serbe, të cilën zoti Kurti e pranoi në Bruksel në pranverën e vitit 2023”. Ai thotë se “frika nga përmbushja e këtij detyrimi mbetet burimi kryesor i obstruksionit në formimin e qeverisë së ardhshme”. Formimi i qeverisë së ardhshme, Hasani thekson se “do të ketë si pikë referimi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit të BE-së ose të ndonjë draft-statuti tjetër” dhe se “nuk ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të Kosovës”. Kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese pret që ...
Gjykata Kushtetutese e Maqedonisë së Veriut: Nuk paraqet shkelje e Kushtetutës, dispozita që ndalon mbajtjen e mjekrrës për ushtarët
Drejtësi, Të përditshme

Gjykata Kushtetutese e Maqedonisë së Veriut: Nuk paraqet shkelje e Kushtetutës, dispozita që ndalon mbajtjen e mjekrrës për ushtarët

Ushtarët duhet të jenë të rruar, dispozita që u ndalohet të mbajnë mjekër mbetet, por ata mund të mbajnë mustaqe. Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së paragrafit 7 të Rregullës për marrëdhëniet në kryerjen e shërbimit të Armatës së Maqedonisë, të miratuar në korrik 2012 nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Paragrafi i kontestuar thotë se personeli ushtarak që shërben në ARM duhet të jetë gjithmonë i veshur mirë, i rruar dhe i prerë flokët. “Kaçurrelat priten mesatarisht, deri në mes të veshit dhe flokët nuk duhet të bien mbi veshët dhe jakën e veshjes, domethënë nuk duhet të përkulen mbi buzën e kapelës, kapelës apo beretës”. Ai nuk duhet të mbajë mjekër dhe nëse mban mustaqe duh...
A keni të drejtë të merrni dëmshpërblim nëse lëndoheni në vendin e punës?
Culture, Drejtësi, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

A keni të drejtë të merrni dëmshpërblim nëse lëndoheni në vendin e punës?

Po, sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, punëtorët kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim në rast se pësojnë lëndime gjatë kryerjes së detyrave të punës. Ligji për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësuarve dhe Ambientit të Punës ka për qëllim parandalimin e lëndimeve në punë dhe sëmundjeve profesionale.  Detyrimet e punëdhënësit: • Sigurimi i kushteve të sigurta të punës: Punëdhënësi është i detyruar të sigurojë një ambient pune që respekton standardet e sigurisë dhe shëndetit, duke minimizuar rreziqet për lëndime apo sëmundje profesionale. • Pajisja me mjete mbrojtëse: Punëdhënësi duhet të sigurojë pajisje mbrojtëse personale për punëtorët dhe të sigurojë që ato të jenë në gjendje të mirë funksionale. Në rast të lëndimit në punë: 1. Raportimi i ...
Kush është profesori Përparim Gruda?
Të përditshme

Kush është profesori Përparim Gruda?

Përparim Gruda është profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Mitrovicë. Ai ka përfunduar studimet bachelor dhe master në juridik dhe ka doktoruar në të drejtën kushtetuese. Në Universitetin e Gracit në Austri ka përfunduar dy specializime të post-doktoraturës. Gjithashtu, në Universitetin e Washingtonit në SHBA ka kryer hulumtime shkencore si Fulbright Visiting Scholar. Është bashkëautor në dy libra universitarë me titull “E Drejta Kushtetuese” dhe “Gjykata Kushtetuese”, si dhe autor i një monografie shkencore. Po ashtu, ka botuar dhjetëra punime shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në projekte shkencore brenda dhe jashtë vendit. Pjesëmarrja e tij si kandidat për deputet në Listën e Partisë Demokratike të Kosovës është një nder për Ku...
A mund të pushoheni nga puna pa ndonjë paralajmërim?
Culture, Drejtësi, Legjislacion, Opinione, Reviews, Të përditshme

A mund të pushoheni nga puna pa ndonjë paralajmërim?

Sipas Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës (Ligji Nr. 03/L-212), ndërprerja e kontratës së punës pa paralajmërim është e lejuar vetëm në rrethana specifike. Në shumicën e rasteve, punëdhënësi është i detyruar të respektojë afatet e njoftimit dhe procedurat e parapara me ligj. Sipas nenit 70, paragrafi 1.6 të Ligjit të Punës, punëdhënësi mund të ndërpresë kontratën e punës pa periudhë paralajmërimi nëse: • Punëtori është fajtor për përsëritjen e një keq sjelljeje më pak serioze ose të shkeljes së detyrimeve; • Performanca e punëtorit mbetet e pakënaqshme përkundër paralajmërimit me shkrim. Në këto raste, punëdhënësi duhet të ketë dhënë më parë një përshkrim të shkruar të performancës së pakënaqshme, një afat të caktuar për përmirësim dhe një deklaratë se dështimi për përmirë...
Sekretari i Shtetit Marco Rubio, caktohet u.d. Drejtor i USAID-it nga Trump
Drejtësi, Shkencë, Të përditshme

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, caktohet u.d. Drejtor i USAID-it nga Trump

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të hënën se ai është ushtrues i detyrës së administratorit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, pasi Elon Musk, njeriu më i pasur në botë i ngarkuar me rregullimin e qeverisë federale, tha se presidenti Donald Trump kishte nënshkruar mbylljen e agjencisë. Në Uashington, selia e USAID-it ishte e mbyllur gjatë gjithë ditës, e punonjësve u tha në një email që të qëndronin në shtëpi, transmeton Telegrafi. Logot dhe fotot e punës së saj ndihmëse janë hequr nga muret e ndërtimit. Dhe ueb-faqja e saj dhe llogaritë e mediave sociale janë errësuar, duke u zëvendësuar me një version të reduktuar të faqes së saj të internetit në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. “Është apokalips në USAID”, tha një zyrtar i USAID-it...
Vjosa Osmani falë një të burgosure
Drejtësi, Të përditshme

Vjosa Osmani falë një të burgosure

Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet: Presidentja Vjosa Osmani për shkaqe humanitare ia falë një të dënuare pjesën e mbetur të dënimit Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka nënshkruar sonte dekretin me të cilin të dënuarës Arza Cakolli, për shkaqe humanitare, i është falur pjesa e mbetur e dënimit, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Falje dhe në përputhje me procedurat ligjore. Vendimi është marrë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ngase e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, së bashku me foshnjen e saj. Në marrjen e vendimit për falje, janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë faktin se e dë...
Gjykata Federale bllokon urdhërin ekzekutiv të Presidentit Trump për ndalimin e shtetësisë me lindje në SHBA
Drejtësi, Të përditshme

Gjykata Federale bllokon urdhërin ekzekutiv të Presidentit Trump për ndalimin e shtetësisë me lindje në SHBA

Në një vendim të rëndësishëm, Gjykata Federale ka bllokuar përkohësisht një urdhër ekzekutiv të propozuar nga presidenti Donald Trump, i cili synonte të ndalonte automatikisht fitimin e shtetësisë për fëmijët e lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër jo-shtetas ose emigrantë pa dokumente. Ky vendim ka ndezur debate të forta ligjore dhe politike mbi interpretimin e Kushtetutës së SHBA dhe parimin e njohur si “jus soli” (e drejta e tokës). Çfarë përmbante urdhri ekzekutiv? Urdhri i propozuar nga Trump synonte të kufizonte automatikisht fitimin e shtetësisë amerikane për fëmijët e lindur në territorin amerikan nga prindër jo-shtetas, një praktikë e njohur prej dekadash. Duke e cilësuar këtë praktikë si një “anomali” ligjore që, sipas tij, shfrytëzohej nga emigrantët, Trump argumentont...