Të përditshme

Rëndësia e Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian
Culture, Drejtësi, Kulturë, Legjislacion, Life Style, Opinione, Reviews, Të përditshme

Rëndësia e Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian

Integrimi në Bashkimin Evropian (BE) përfaqëson një objektiv strategjike dhe një aspiratë të përbashkët për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ky proces nuk është thjesht një synim politik, por një platformë për transformimin e thellë ekonomik, institucional dhe shoqëror, që do ta ndihmojë vendin të arrijë standardet evropiane dhe të forcojë rolin e tij në skenën ndërkombëtare. Integrimi në BE është jetik për Kosovën për disa arsye kryesore. 1. Forcimi i stabilitetit politik dhe institucional Përkushtimi për t’u bërë pjesë e BE-së kërkon ndërtimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kosova, përmes procesit të integrimit, mund të konsolidojë sistemin e saj qeverisës, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe luftë...
Roli i Shoqërisë Civile në Kosovë: Nga pas-lufta deri në ditët e sotme
Culture, Drejtësi, Kulturë, Opinione, Të përditshme

Roli i Shoqërisë Civile në Kosovë: Nga pas-lufta deri në ditët e sotme

Shoqëria civile ka luajtur një rol thelbësor në ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Nga angazhimi për rindërtimin fizik dhe institucional të vendit, deri te promovimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe llogaridhënies, organizatat e shoqërisë civile kanë qenë shtylla mbështetëse për një shoqëri në tranzicion. Megjithatë, sfidat e vazhdueshme politike, ekonomike dhe sociale kanë formësuar misionin dhe ndikimin e tyre në Kosovën e sotme. Pas përfundimit të luftës, Kosova u gjend përballë një situate kaotike, me institucione të shkatërruara, popullatë të traumatizuar dhe mungesë totale të strukturave shtetërore. Në këtë kontekst, shoqëria civile mori një rol kritik në: - Rindërtimin e infrastrukturës dhe ndihmën humanitare: Organizatat...
EKSKLUZIVE: Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciales e Kosovës
Drejtësi, Të përditshme

EKSKLUZIVE: Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciales e Kosovës

LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, njoftoi se Prokuroria Speciale i ka dërguar ftesë për t’u paraqitur në cilësi të dëshmitarit, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Qeveria e Kosovës e pa këtë si ndërhyrje në proces zgjedhor nga sistemi i drejtësisë, madje duke e lidhur edhe me zgjedhjet e kaluara ku Kurtit s’i ishte lejuar të kandidojë si pasojë e kryerjes së një vepre penale. Ky është postimi i plotë i tij: Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale. Në zg...
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut kërkon debat me ekspertë dhe politikanë mbi Ligjin për gjuhën shqipe
Drejtësi, Të përditshme

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut kërkon debat me ekspertë dhe politikanë mbi Ligjin për gjuhën shqipe

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shtyjë seancën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve për një datë të pacaktuar. Në këtë seancë, për të cilën do të vendoset se kur do të mbahet, pritet të marrin pjesë ekspertë të fushës dhe përfaqësues të partive politike, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me kontestimin e Ligjit për gjuhët. Propozimi për shtyrjen e seancës u bë nga gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për këtë çështje. Kundër këtij vendimi ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila e theksoi se gjykata duhet të jetë ajo që jep fjalën përfundimtare. Ligji për gjuhët parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin ...
EKSKLUZIVE: Nexhmi Rexhepi zgjidhet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Drejtësi, Të përditshme

EKSKLUZIVE: Nexhmi Rexhepi zgjidhet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, është zgjedhur kryetar i këtij institucioni. Këtë e ka bërë të ditur një burim i gazetës Nacionale brenda Gjykatës Kushtetuese. Ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese më 9 gusht 2018. Nexhmi Rexhepi studimet në drejtësi i ka mbaruar në vitin 2001, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare në fushën e të drejtave të njeriut, i përfundoi në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës, në vitin 2004.
Sinjalizuesja Makfirete Dibrani, fituese e Çmimit për Guxim Qytetar 2024
Drejtësi, Të përditshme

Sinjalizuesja Makfirete Dibrani, fituese e Çmimit për Guxim Qytetar 2024

Lëvizja FOL, më 9 dhjetor 2024, në kuadër të Javës Kundër Korrupsion ka ndarë “Çmimin për Guxim Qytetar”. Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli Nimani kishte deklaruar se në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kemi një arsye të veçantë për t’u mbledhur dhe për të festuar guximin dhe integritetin. “Për të 15-tin vit radhazi, Lëvizja FOL ndan “Çmimin për Guxim Qytetar,” dhe këtë vit kemi vendosur ta ndajmë pak më herët, për të nderuar një person të jashtëzakonshëm që ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit.” Sipas saj, këtë vit, ky çmim shkon për një sinjalizuese – znj. Makirete Dibrani. Znj. Dibrani tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke ngritur zërin kundër abuzimeve serioze në institucionin e saj dhe raportoi keqpërdorimet serioze brenda këtij institucioni, t...
LIGJI NË BRAZIL: Për çdo libër të lexuar, të burgosurve i’u ulet dënimi
Drejtësi, Kulturë, Shkencë, Të përditshme

LIGJI NË BRAZIL: Për çdo libër të lexuar, të burgosurve i’u ulet dënimi

Në vitin 2012, Ministria e Drejtësisë e Brazilit miratoi një ligj të veçantë që u mundësonte të burgosurve në institucionet penale të vendit të përfitonin zbutje të dënimit përmes leximit të librave. Ky ligj u quajt “Shpëtimi përmes Leximit” (Redenção pela Leitura) dhe synonte të promovonte arsimimin dhe rehabilitimin e të burgosurve përmes një programi të veçantë edukativ. Përmbajtja e Ligjit dhe Qëllimi Sipas ligjit, të burgosurit mund të reduktonin deri në 48 ditë nga dënimi i tyre për çdo vit, përmes leximit të librave të zgjedhur nga një listë e aprovuar nga institucionet penale. Rregullat kryesore të programit ishin: 1. Leximi i një libri në 30 ditë: Secili i burgosur kishte kohë një muaj për të lexuar një libër. 2. Përgatitja e një raporti të leximit: Pas leximit, i burg...
Ngritet aktakuzë ndaj shkupjanit, i cili faturonte qytetarët për shfrytëzim të parkingut në tokë shtetërore
Legjislacion, Të përditshme

Ngritet aktakuzë ndaj shkupjanit, i cili faturonte qytetarët për shfrytëzim të parkingut në tokë shtetërore

Prokuroria e Shkupit ka ngritur aktakuzë ndaj qytetarit i cili kishte uzurpuar hapësirën publike, ndërsa kërkon masa kujdesi ndaj një 47-vjeçari dhe kompanisë së tij, respektivisht ndalesë për të shfrytëzuar hapësirën prapa Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkupi, ku i njëjti dyshohet se jashtëligjshëm ka krijuar parking me pagesë, shkruan TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti dyshohet për shkelje të nenit 225 nga Kodi Penal, gjegjësisht kryerje të veprës penale “uzurpim i patundshmërisë”. “I akuzuari, 47-vjeçar, pronar dhe menaxher i kompanisë së paditur, ka marrë në posedim pronën e dikujt tjetër – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetësisë në Shkup – Poliklinika Bit Pazar. I akuzuari ka shfrytëzuar tokën shtetërore, të cilën komuna e Çairit , sipas parashikimit të Planit Detal Urbanist...
EKSKLUZIVE: I arrestuari për sulmin terrorist, trajnonte persona për sulm në Veri
Të përditshme

EKSKLUZIVE: I arrestuari për sulmin terrorist, trajnonte persona për sulm në Veri

Dy serbët Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq  janë vëllezërit e arrestuar nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimet se qëllimshëm dëmtuan kanalin e Ibër-Lepencit. Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në studion e “Politiko” kishte ndarë pamje dhe detaje ekskluzive për Dragisha Viqentijeviq-in, duke thënë se i njejti ka kryer sulmin terrorist se dhe mbrapa tij qëndron shteti serb. PËR TË SHIKUAR PAMJET KLIKONI KËTU
Fletë nga ditari i një juristi – në kufijtë e ligjit
Drejtësi, Gjuhësi, Kulturë, Life Style, Opinione, Reviews, Të përditshme

Fletë nga ditari i një juristi – në kufijtë e ligjit

Autorë: JURISTËT Sot, një ditë e gjatë.  Në zyrën time avullonte kafeja, derisa lexova me kujdes një rast të rëndë që më ishte besuar nga një klient i dëshpëruar.  Ishte fjala për një çështje që përfshinte padrejtësi në ndarjen e pronës mes vëllezërve.  Në fillim m'u duk një çështje e rëndomtë, por duke u thelluar, kuptova se kishte më shumë sesa një konflikt të thjeshtë. Ishte një betejë për dinjitet, për të drejtën e një njeriu që nuk e kishte pasur kurrë fuqinë të ngrihej mbi pushtetin e padrejtë të të fortëve. Një nga palët më solli një letër nga babai i tyre i ndjerë, e shkruar me dorë, ku ai kishte përshkruar ndarjen e drejtë të pasurisë.  Megjithatë, ajo letër nuk ishte njohur zyrtarisht si testament. Ligji nuk mund ta pranonte si të vlefshm...