
Dy serbët Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq janë vëllezërit e arrestuar nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimet se qëllimshëm dëmtuan kanalin e Ibër-Lepencit.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në studion e “Politiko” kishte ndarë pamje dhe detaje ekskluzive për Dragisha Viqentijeviq-in, duke thënë se i njejti ka kryer sulmin terrorist se dhe mbrapa tij qëndron shteti serb.