Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut nga Koçani njofton fillimin e hetimeve mbi tragjedinë

Është formuar një ekip prej pesë prokurorësh publikë, ku dy prokurorë janë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, një nga Prokuroria në Shtip dhe dy nga Prokuroria në Koçani, njoftoi prokurori shtetëror Ljupço Kocevski në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se ekipi ka një udhëheqës dhe se disa nga prokurorët janë në terren, ndërsa të tjerët po lëshojnë urdhra për veprime procedurale të caktuara.

“Gjatë ditës do të kryhet inspektimi dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet për të identifikuar autorët e mundshëm, duke mbledhur prova për të parë se cilat kanë qenë lëshimet dhe si ka ndodhur pjesërisht aksidenti,” tha Kocevski.

Ai shtoi gjithashtu se aktualisht tre prokurorë publikë janë duke kryer inspektimin në vendin e ngjarjes dhe po mbledhin të gjitha provat e nevojshme.

Prokurori shtetëror premtoi më shumë informacione gjatë ditës dhe garantoi një hetim të shpejtë dhe të plotë.