EKSKLUZIVE: Nexhmi Rexhepi zgjidhet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, është zgjedhur kryetar i këtij institucioni.

Këtë e ka bërë të ditur një burim i gazetës Nacionale brenda Gjykatës Kushtetuese.

Ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese më 9 gusht 2018. Nexhmi Rexhepi studimet në drejtësi i ka mbaruar në vitin 2001, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare në fushën e të drejtave të njeriut, i përfundoi në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës, në vitin 2004.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *