
PRISHTINË – Një nga rastet që kishte marrë jehonë të madhe mediatike, mori epilogun e tij gjyqësor. Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për heqjen e masës së përkohshme të sigurisë që rëndonte mbi parcelat e “kontestuara” në lagjen Veternik, duke sjellë lehtësim për mbi 50 pronarë të trojeve dhe disa qindra pronarë të banesave, lokaleve afariste dhe garazheve, të cilët ishin prekur drejtpërdrejt nga pasojat e kësaj mase.
Vendimi paraqet zhvillim të rëndësishëm në drejtësinë kosovare që afekton drepërtdrejt në sigurinë pronësoro – juridike të qytetarëve dhe të drejtat e tyre ligjore dhe kushtetuese lidhur me pronën. Ky vendim lehtëson qindra persona të atakuar, të cilët pronen e kanë blerë në mirëbesim duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe që për muaj të tërë, kanë jetuar nën pasigurinë se çfarë do të ndodh me pronat dhe investimet e tyre, nëse do të mund t’i regjistronin ato, apo nëse do të preken nga masat e vendosura për shkak të pretendimeve ligjore ndaj ish pronarëve.
Në këtë pronë kanë investuar tri kompani ndërtimore, të cilat, kanë zhvilluar projektet duke respektuar procedurat urbanistike dhe kërkesat ligjore për ndërtim. Investimet e realizuara kapin vlerën e dhjetëra milionë eurove, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve është derdhur në buxhetin publik përmes lejeve ndërtimore, tatimeve, TVSH-së dhe detyrimeve të tjera që burojnë nga zhvillimi dhe shitja e projekteve.
Pikërisht për këtë arsye, masa e vendosur mbi parcelat nuk kishte pasoja vetëm për palët që zhvillonin kontestin juridik. Efektet e saj shtriheshin mbi një zinxhir shumë më të gjerë personash – nga pronarët legjitim të trojeve dhe kompanitë investuese, deri te qindra familje që kishin blerë njësitë e tyre banesore apo afariste.
Pretenduesit e këtyre pronave ( katër sosh) , pas dështimit të ballafaqimit në gjyakatë lidhur me pretendimet e tyre në mungesë të provave , me qëllim të komprimitimit të shit-blerjes , vashdimisht kanë bërë përpjekje që përmes fushatave lincuse, të përbaltin pastërtinë dhe legjitimitetin e pronarëve faktik, sidomos atyre që mbanjë pozita zyrtare. Nuk është argumentuar asnjë element apo indikacion i kundërligjshëm lidhur me blerjen e këtyre pronave nga personat e tretë.
Me heqjen e masës së përkohshme, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë një dallim të rëndësishëm ndërmjet pretendimeve që duhet të shqyrtohen ndërmjet palëve të drejtpërdrejta në procedurën penale dhe personave të tretë që kanë fituar pronën në mirëbesim.
Ky dallim është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë juridike. Mbrojtja e palës së tretë në mirëbesim përbën një element thelbësor të stabilitetit të marrëdhënieve pronësore, pasi qytetarët që hyjnë në transaksione të rregullta juridike duhet të kenë mundësi të mbështeten në dokumentacionin, lejet dhe evidencat zyrtare mbi bazën e të cilave realizohen këto transaksione.
Mbi parcelat që ishin përfshirë nga masa tashmë janë ngritur komplekse të mëdha banesore. Për këtë arsye, vazhdimi i bllokimit nuk prekte më vetëm tokën si të tillë, por një realitet të krijuar juridik dhe ekonomik që përfshin mbi 50 pronarë të trojeve, tri kompani ndërtimore dhe disa qindra pronarë të banesave, lokaleve dhe garazheve.
Vendimi ka zhbllokuar një varg procesesh që kishin mbetur pezull për shkak të masës së përkohshme. Këtu përfshihen regjistrimi i njësive pronësore, bartja e titujve të pronësisë, formalizimi i kontratave, procedurat kadastrale, mundësia e vendosjes së hipotekave dhe financimit bankar, si dhe transaksionet e tjera juridike që lidhen me banesat, lokalet dhe garazhet.
Për qindra familje, kjo nënkupton se pronat në të cilat kanë investuar kursimet e tyre nuk do të mbeten të bllokuara vetëm për shkak të një kontesti në të cilin ato nuk pretendohet se kanë marrë pjesë në ndonjë veprim të kundërligjshëm.
Në një dimension më të gjerë, vendimi ka rëndësi edhe për tregun e patundshmërive në Prishtinë. Ai rithekson nevojën që masat e sigurisë, edhe kur vendosen për të mbrojtur një interes legjitim gjatë zhvillimit të një procedure, të vlerësohen vazhdimisht në raport me proporcionalitetin, sigurinë juridike dhe të drejtat e personave të tretë në mirëbesim.
Pas një periudhe të gjatë pasigurie, heqja e masës ka zhbllokuar një situatë që prekte drejtpërdrejt qindra pronarë dhe investime prej dhjetëra milionë eurosh, duke mundësuar që çështjet juridike ndërmjet palëve në procedurë të vazhdojnë të trajtohen pa mbajtur të bllokuara të drejtat pronësore dhe juridike të pronarëve legjitim .
