
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filluan punën bashkëpunëtorët profesional Shqipe Rexhepi, Festim Hashani, Kaltrinë Kajtazaj dhe Gentrit Kuqani, të cilët u priten nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama dhe Administratori i gjykatës z. Shaban Gërxhaliu.
Kryetarja e gjykatës iu uroj mirëseardhje dhe suksese në punë, duke iu ofruar mbështetje dhe bashkëpunim nga gjykata si dhe kërkoi përkushtim maksimal nga ana e tyre në kryerjen e detyrave me profesionalizëm, duke potencuar se angazhimi i tyre do të jetë i dobishëm dhe do të sjellë ndyshime pozitive në funksionimin e gjykatës.