
Emri i Shkodran Pulajt, i cili dikur njihej si i paprekshmi i Prizrenit që shoqërohej me zyrtarë policorë, është rikthyer sërish në ‘skenë’, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo pasi Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tij për veprën penale “dhunim”.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Marcel Lekaj, zëdhënësi për media në Themeloren e Prizrenit.
“Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda më 03.10.2024, ka ngritur aktakuzën ndaj të pandehurit SH.P., për shkak të veprës penale dhunimi nga neni 227 par.4 nënpar.4.10 pika 4.10.1 lidhur me par.6 dhe 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.
“Lënda i është ndarë në punë Gjyqtares së rastit, dhe për këtë janë caktuar tre seanca gjyqësore (shqyrtime fillestare), kurse seanca e radhës është e caktuar për datën 24.01.2025”.
Për çka akuzohet Shkodran Pulaj?
Pulaj dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht një djalë të moshës së mitur.
I mituri në njërën nga seancat kishte rrëfyer para trupit gjykues se Pulaj i kishte ofruar substanca narkotike në këmbim të favoreve seksuale.
Aktzakuza është ngritur pasi janë mbledhur prova, si pamje e biseda të ndryshme të komunikimit mes Pulajt dhe të miturit.
Madje, gjatë bastisjeve nga ana e Hetimeve Rajonale, në shtëpinë e Pulajt ishin gjetur dëshmi të reja lidhur me këtë rast të dhunimit, por edhe dy raste tjera. / Sinjali