Afrim Fidani zgjedhet Kryetar i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut

Afrim Fidani është zgjedhur kryetar i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut.

Vendimi u mor në një seancë të Këshillit Gjyqësor, ku Fidani, i cili ka shërbyer si gjyqtar në këtë gjykatë që nga viti 2018, mori mbështetjen e nevojshme për postin.

Fidani do të zëvendësojë kryetarin e mëparshëm, mandati i të cilit përfundoi, dhe pritet të udhëheqë gjykatën në një kohë kur sistemi gjyqësor përballet me sfida të mëdha, përfshirë reformimin dhe rritjen e besimit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *