TAKIM MES KRERËVE TË PROKURORIVE TË KOSOVËS DHE MAQEDONISË SË VERIUT

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski, Kryeprokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, dhe Prokurorja Publike e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Marija Gjorgeva, ndodhen sot në Prishtinë, Republikën e Kosovës, ku u takuan me Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi, dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Në takim u diskutua për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh midis prokurorive të Maqedonisë dhe Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar, si dhe kundër veprave të tjera penale. Prokurorët publikë diskutuan gjithashtu intensifikimin e kanaleve për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale midis dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *