Prokuroria e Shkupit ka ngritur aktakuzë ndaj qytetarit i cili kishte uzurpuar hapësirën publike, ndërsa kërkon masa kujdesi ndaj një 47-vjeçari dhe kompanisë së tij, respektivisht ndalesë për të shfrytëzuar hapësirën prapa Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkupi, ku i njëjti dyshohet se jashtëligjshëm ka krijuar parking me pagesë, shkruan TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti dyshohet për shkelje të nenit 225 nga Kodi Penal, gjegjësisht kryerje të veprës penale “uzurpim i patundshmërisë”. “I akuzuari, 47-vjeçar, pronar dhe menaxher i kompanisë së paditur, ka marrë në posedim pronën e dikujt tjetër – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetësisë në Shkup – Poliklinika Bit Pazar. I akuzuari ka shfrytëzuar tokën shtetërore, të cilën komuna e Çairit , sipas parashikimit të Planit Detal Urbanist...